13:07 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Digjet shtëpia në Terdefc të Drenasit, familja në gjendje jo të mirë ekonomike

Një shtëpi në fshatin Terdefc të Komunës së Drenasit është djegur pothuajse tërësisht.

Siç shihet në këto pamje, shtëpia e Metush Halilajt është djegur, ku njësia e zjarrfikësve po mundohet ta shuajnë zjarrin.

Fatmirësisht, nuk ka asnjë të lënduar.

Mirëpo, gjendja ekonomike e familjes është vështirësuar, kjo për shkak të djegies së teshave dhe dëmtimit të katit të lartë../Indeksonline/