16:46 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Dikur Daçiq paralajmëroi se Gambia do ta tërheq njohjen, sot Ministrja konfirmon qëndrimin parimor të Gambisë për njohjen e Kosovës

Në vitin 2018, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kishte zhvilluar një takim me diplomatin nga shteti i Gambisë, Usaina Darba. Gjatë këtij takimi është folur edhe për qëndrimin e Gambisë, në lidhje me njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Madje, Daçiq, kishte kërkuar nga Darba që të rikonsiderojë vendimin për ç’njohje.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Diasporës së Republikës së Gambias, Z. Mamadou Tangara, të cilën e ka falënderuar për qëndrimin parimor të Republikës së Gambias rreth njohjes dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit midis vendeve tona dhe thellimit të marrëdhënieve bilaterale veçantërisht për çështje të arsimit dhe fushave të tjera të interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj – Stublla.

Ndryshe, shteti i Gambisë kishte njohur Kosovën në prill të vitit 2009.