20:21 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Dikur shokë dhe aktivistë në Vetëvendosjes, e sot bëhen “copa” në Facebook  (Foto)

Largimet në Lëvizjen “Vetëvendosje” janë bërë rutinë, kjo pasi thuajse çdo ditë po kemi dorëheqje nga subjekti më i madh opozitar në vend.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe dje një grup i madh i aktivistëve, në krye me Nol Nushin dhe Teuta Rrustën. Ata në një konferencë për media shprehen mospajtimet e tyre rreth zhvillimeve të fundit në parti si dhe indinjata direkte ndaj kryetarit të partisë, Albin Kurti.

Mirëpo,  pas dorëheqjeve po vazhdon një “luftë” e madhe e përplasjeve  ndërmjet aktivistëve dhe ish-aktivistëve, të cilët dikur ishin shokë të ngushtë në VV, shkruan Indeksonline

Asamblisti në komunën e Prishtinës, Nol Nushi nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka shkruar se “VV i paska shkeputë marredheniet me emisionin Debat + ne Tv Dukagjini”.

Sipas tij, Tinka (Kurti) nuk i ka fajet emisioni qe Xhelal Svecla nuk din e peson debakël.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë kundër reagimi nga aktivisti tjetër, Shpend Hysaj. Ferizajasi shprehu habinë për qasjen e Nushit ndaj Vetëvendosjes.

“Pse je kaq i ligë Nol, në jetë të jetëve nuk do t’kisha me e besu! Sincerisht e pabesueshme po më duket”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

(Foto: Nol Nushi)