09:06 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / B O

Dikur superyje, Ribery e Falcao befasojnë me skuadrat e reja

Dita e fundit e afatit kalimtar ka qenë vendimtare për të ardhmen e dy futbollistëve të njohur, Frank Ribery e Radamel Falcao.

Ylli francez ka arritur marrëveshje me Veronën ku do të luaj këtë edicion.

38 vjeçari Ribery kishte disa oferta nga kampionate të ndryshme evropiane, por që vendosi të qëndroj në Serie A pasi pati edicion të suksesshëm me Fiorentinën.

Edhe Radamel Falcao ka ndërruar skuadër në orët e fundit të afatit kalimtar. Ylli kolumbian është zyrtarizuar te Rayo Vallecano në Spanjë./Indeksonline/