19:18 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dikush frikësohet, por vajza puthet me krokodilët

Në një park kafshësh të egra në Florida krokodilët i ushqen, i  lan dhe madje edhe i puth një 22-vjeçare.

Gabby Scampone nga Nju Jorku, u transferua në Fort Lauderdale vitin e kaluar dhe ndihmoi në zhvendosjen e krokodilëve në park.

E dashuruar pas këtyre kafshëve, e cila ka 46.000 ndjekës të Instagram, vendos postimet e kujdesit të saj për kafshët në mediat sociale.

Gabby pranon se shumica e njerëzve mendojnë se ajo është “e çmendur” që merret me trajtimin e grabitësve të tillë të rrezikshëm.

“Shumë njerëz, 95 për qind, mendojnë se krokodilët do t’i ndjekin, do t’i hanë dhe do i vrasin. Ata nuk do t’ju vrasin dhe do t’ju sulmojnë për asnjë arsye.Ata duan të rrinë vetëm. Njerëzit kafshohen nëse përpiqen të ushqejnë krokodilin apo nëse e ngacmojnë kafshën, por ato janë shumë të ftohta”, thotë Gabby./Indeksonline/.