08:21 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Dillian Whyte nokauton në mënyrë brutale Lucas Brownen (Video)

Një fitore e merituar për boksierin Dillian Whyte, i cili në stadiumin “O2 Arena” në Londër mposhti australianin, Lucas Browne.

Një luftë tejet e mrekullueshme për tifozët, të cilët në raundin e gjashtë panë nokautin mjeshtëror dhe brutal që ia dha Dillian Whyte, shkruan IndeksOnline.

Raundet e para ishin të barabartë me një dominim të lehtë të 29-vjeçarit, i cili në fund tregoi shkathësitë më të mira se të një 38-vjeçari.

Kujtojmë që Lucas Browne ka të zhvilluar 26 luftëra, 25 fitore, 22 me nokaut dhe dy humbje.

Kurse, Whyte ka 24 luftëra, 23 fitore, 17 me KO dhe një humbje./IndeksOnline/