08:55 / E Martë, 26 Korrik 2022 / AR

Dilni jashtë! Plas sherri në mes të koncertit, Maluma dëbon fanset (Video)

Ai është këngëtar i famshëm. Por një sherr në koncertin e tij, nuk i ka pëlqyer shumë Malumës.

Gjatë koncertit të fundit në Chiclana të Spanjës, gjërat dolën jashtë kontrollit kur dy fanse filluan të grinden.

Për sigurinë e të gjithëve, këngëtari dhe aktori vendosi të reagojë ndaj tyre. Në videon tashmë virale, shihet Maluma në skenë teksa kërkon që dy fansa të largohen nga koncerti i tij.

“Prisni… Shiko, nuk e kam idenë se si quheni, por ata që u grindën duhet të largohen nga koncerti im,”- tha këngëtari.

Mesa duket sherri ka qenë i madh, aq sa ai e ka vënë re në skenë.