75 Mall Live Search
07:50 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / AR

As Miami, as Dubai e New York-u, Luana tregon se çfarë i kishte munguar më shumë

Pas një periudhe prej dy muajsh larg shtëpisë, gjatë së cilës vizitoi Kinën, Singaporin, Miamin, New York-un, Dubain dhe Londrën, Luana Vjollca është rikthyer në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, moderatorja dhe këngëtarja ndau emocionet e rikthimit, duke shkruar:

“2 muaj larg shtëpisë.
Kinë.
Singapor.
Miami.
New York.
Dubai.
Londër.
Tiranë.
Më kishte marrë shumë malli për ndjesinë që më jep ti.”

Postimi i saj u prit me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e mirëpritën rikthimin e saj në kryeqytetin shqiptar./Indeksonline/