17:07 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / G T

Dinamo i Arbër Hoxhës futet në garë për titull, shënon në sekondat e fundit ndaj vendit të parë

Skuadra e Dinamo Zagreb shënoi një fitore të madhe në javën e 24-të në HNL-n e Kroacisë.

Ekipi ku luan Arbër Hoxha, shënoi një fitore minimale 1:0 ndaj Rijekas, shkruan Indeksonline

Golin në minutat e fundit e shënoi Brodic nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 47 pikëve në pozitën e 3-të, tri më pak se lideri Rijeka (50) dhe dy më pak se vendi i 2-të Hajduk Spliti (49)./Indeksonline/