11:22 / E Enjte, 13 Janar 2022 / AR

Dinamo i merr yllin e skuadrës Drenicës

Dinamo ka arritur të bëjë një tjetër goditje në merkato, teksa ka zgjedhur të përforcojë mesfushën me një lojtarë që ka shkëlqyer në kampionatin kosovar.

Behët fjalë për mesfushorin e Drenicës, Denison Silva, ku siç raporton “Panorama Sport”  është arritur akordi mes palëve.

Mesfushori brazilian ka firmosur një kontratën për një vit e gjysmë me blutë e Bledi Shkëmbit, ku do të jetë një vlerë e shtuar për Dinamon në pjesën e mbetur të sezonit.

Futbollisti brazilian është stërvit për dy ditë me blutë dhe tashmë do të bashkohet përfundimisht me ta, duke u bërë afrimi i dytë zyrtar, pas Sabien Lilajt.

Deri në fundjavë pritet që me Dinamon të bashkohen edhe mbrojtësi kamerunas Olivier Kingue, si dhe sulmuesi Arturo Rexhinaldo, duke plotësuar kështu katërshen që trajneri Shkëmbi kishte planifikuar për përforcimin e skuadrës në merkaton e janarit.

Edhe me këta futbollistë akordi është arritur prej ditësh, por vonesa ka të bëjë me procedurën e vizës.