18:44 / E Hënë, 10 Shtator 2018

Diplomati kosovar “fikalli” vet rrugëve të Prishtinës

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj  shpesh kishte nxitur opinionin e gjerë me qëndrimin e tij pēr shtetet si Turqia dhe Serbia. Sipas Dedajt, këto dy shtete synojnë rikthimin e tyre strategjik përmes emisarëve të tyre.

Mirëpo, përkundër reagimeve të shumta nga politikanët kosovarë prapë Dedaj nuk është shkarkuar, në kohën sa mbante pozitën e zëvendësministrit të jashtëm, madje ai është emëruar edhe ambasador i vendit tonë në Shkup.

Kurse, sot Indeksonline ka shkrepur fotografi ku shihet diplomati  Dedaj teksa shëtitet rrugëve të Prishtinës. Madje, ai shihet i vetmuar pa ndonjë mbrojtje të afërt teksa niset për një drejtim të paditur për ne.

Më poshte shikoni foton:

Kujtojmë, se Dedaj më herët kishte mbajtur postin e Zëvendësministërit të Punëve të Jashtme. Ndërsa, para disa ditëve Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i kishte dhënë dekretin Dedajt për një mision të ri gjegjësisht përgjegjësi të re diplomatike në kuadër të ambasadorit për Republikën e Kosovës në atë të Maqedonisë./Indeksonline/