07:07 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Diplomojnë studentët e gjeneratës së parë të Fakultetit të Sigurisë Publike

Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të gjeneratës së parë të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Në ceremoni marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dr. Marian Dema si dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë publike.