11:16 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Duke përdorur të dhënat e krimeve, Mercedes ju tregon vendet e sigurta për parking

Bota nuk është një vend i sigurt, veçanërisht nëse drejton një Mercedes-Benz. Krimet e lidhura me automobilizëm nuk janë diçka e re, por prodhuesi gjerman i automjeteve premium dëshiron që ato të bëhen një gjë e së kaluarës dhe po zhvillon një aplikacion të ri që do t’u ndihmojë shoferëve të shmangin zonat e rrezikshme kur kërkojnë një hapësirë ​​parkimi.

Duke përdorur statistikat e policisë, softueri do të ndërtojë një bazë të dhënash të vendeve me një shans më të lartë të hasjes së vandalizmit, sulmit dhe krimeve të tjera, shkruan IndeksOnline. Aplikimi duhet të jetë i gatshëm për modelet e gjeneratës së ardhshme të prodhuesit dhe do të përdorë një sistem me ngjyra për të pasqyruar nivelin e sigurisë në vende të caktuara.

“Ne morëm të dhëna të hapura nga qyteti i Seattle dhe e krahasuam atë me të dhënat nga hapësira e parkimit në vendin tuaj që synoni të parkoni”, tha zhvilluesi i softuerit Markus Ehmann për Drive. “Ne mund të zgjedhim një vend parkimi dhe të analizojmë se sa krime kanë ndodhur në atë zonë gjatë javëve të fundit”.

Ngjyra e gjelbër tregon se zona është shumë e sigurt, kështu që ju sugjerojmë të parkoni aty. Ngjyra e verdhë ‘është poashtu OK, por ju sugjerojmë që sërish të shkoni tek e gjelbërta’, ndërsa e kuqja është ‘ju nuk dëshironi të shkoni atje’.

Shërbimi në veturë do të zhvillohet për një sasi të kufizuar rajonesh nëpër botë ku të dhënat e krimit janë në dispozicion të publikut. Ajo do të ofrohet përmes një dyqani të dedikuar Mercedes-Benz dhe do të ofrojë informacione të tilla si ecja në distancë deri në destinacionin përfundimtar, tarifat e parkimit dhe ngarkesa e trafikut. /IndeksOnline/