21:22 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Disa deputetë të VV-së do të votojnë pro Demarkacionit? Përgjigjet Ylli Hoxha

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi në një emision televiziv ka deklaruar se ka gjasa që disa deputetë ‘konstruktiv’ të Lëvizjes “Vetëvendosje” mund të votojnë pro për demarkacionin.

Mirëpo, lidhur me këtë ka reaguar Ylli Hoxha. Sipas tij, kjo që po e thotë
Abrashi është thjesht një gënjeshtër, transmeton Indeksonline

“Abrashi: Disa deputetë konstruktivë të VV’së do ta votojnë demarkacionin

Koment: Pe lëshojke rrenën ky si lopa baglen. Qe sa i thirra te 32tit, njëzëri thane ‘po rren Arbani”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

 

“Disa deputetë konstruktivë të Vetëvendosjes do ta votojnë demarkacionin”