13:06 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Disa karakteristika të ‘Marrëveshjes së Uashingtonit’

Shkruan: Faton Abdullahu

1) Thënë përmbledhtazi pos tjerash, Marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington është rirreshtim gjeo-ekonomik por edhe politik i SHBA-s për ta penguar dhe amortizuar shtrirjen dhe forcimin e ekonomisë kineze në Ballkan, projekt ky të cilin nuk ka mundur ta bëjë as parandaloj, as BE- si tërësi, as shtetet e saja më të mëdha veç e veç. Kjo është epokë e re gjeo-politike në këtë pjesë të Evropës.

2) Me këtë Marrëveshje, Turqia nuk do të jetë më ajo që ishte decenien e fundit në Ballkan. Në shumë projekte të ardhshme kapitale investitore, ajo që dikur ishte bashkëpunim amerikano-turk në këtë regjion, tash e tutje do të jetë bashkëpunim amerikano-izraelit.

Netanyahu: Kosovo to be first Muslim-majority nation to open Jerusalem  embassy | The Times of Israel

3) Me Marrëveshjen forcohet normaliteti, sidomos ekonomik-tregtar, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk shtyhet tutje ndarja, sidomos juridikisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por as që shtohet ndonjë prani e Serbisë në Kosovë e cila dëmton pavarësinë e Kosovës.

4) Marrëveshja në Uashington përfshinë shumë gjëra dhe shumë projekte ekstra të mëdha, Në të lihen shumë gjëra për tu konkretizuar në të ardhmen, pra në proces e sipër. Shumë gjëra mund të sqarohen vetëm pas disa viteve. Kualifikimet për to me logjikën bardh e zi, janë të hershme. Do të varet shumë edhe prej nesh, prej punës tonë, se sa do t’i shfrytëzojmë ato për të mirën tonë.

Kosovo, Serbia Agree to Normalize Economic Ties - The Adriatic Report

5) Çudia më e madhe në këtë marrëveshje është se si ka mundësi që LDK (z. Mustafa dhe z. Hoti) nuk e kanë kundërshtuar së paku për të kërkuar ridefinime e korrigjime në të ashtuquajturin ‘Mini Shengen’ që është pjesë e kësaj marrëveshje. Unë kamë thënë se Qeveria Hoti vuan nga mirëkuptimi i tepruar. Më këtë hezitim për këtë segment të Marrëveshjes, kjo Qeveri e ka ridëshmuar këtë. LDK duhet të jap arsyetime të forta për këtë, sepse kundërshtimet e saja për ‘Mini Shengenin’ kanë qenë ekstra refuzuese.

Serbia and Kosovo Increase Normalization With Israel In Trump-Brokered Deal  - Washington Free Beacon

6) Për aq sa është e mirë kjo Marrëveshje për Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan, për aq do të jetë e keqe për politikat e VV-s dhe qasjet e Kryetarit të saj z, Kurti. Atje thika mbi harta nuk pat, por VV do të mundohet me çdo kusht ta dëshmoj se atje pat thika e sharra kundër tokës dhe pasurisë së Kosovës. Kundërshtim i VV-s do të vazhdoj me tempo dhe përmbajtje të njëjtë si deri më tani. Kjo do të jetë ekstra e dëmshme.

7) Marrëveshja e 4 shtatorit e bën Ballkanin, përkatësisht shtetet që janë jashtë BE-së, më pak të varura nga politikat intenzive si përpjekje për të hyrë ne BE. Tash e tutje për këto vende hyrja në Evropë (BE) nuk do të jetë prioritet aq sa ka qenë dhe ashtu si ka qenë. Marrëveshja e relativizon këtë projekt integrues me BE-n por edhe e bënë më të relaksuar jo vetëm politikisht.

Trump brokers deal between Kosovo and Serbia — in which Kosovo recognizes  Israel – Reports - Thet Canada

8. Organizata Hozbullah e panjohur për veprimtari në këtë pjesë të Evropës, është pjesë e kësaj marrëveshje, vetëm për justifikime dhe nevoja të brendshme në Izrael. Njohjen që ja bënë Izraeli një shteti ‘me shumicë myslimane’ siç është Kosova është dashur ta justifikoj disi ky shtet. Kjo është dëshmi se Izraeli ka qenë pjesë aktive e këtij projekti e cila ka pasur edhe kërkesa tjera konkrete.

9) Me Marrëveshjen në Uashington, Avdullahu Hoti më shumë se sa kryeministër i tashëm, forcohet për Kryetar të ardhshëm të LDK-s. Me një përvojë të tillë dhe një sukses në këtë përmasë, të cilën sidomos si sukses do ta paraqes partia e tij LDK, Hoti mund t’i lë mbrapa Lutfi Hazirin, Agim Veliun, Kujtim Shalën e të tjerë, që presin cuc për ta marrë timonin e LDK në të ardhmen e afërt.

10)AAK dhe z. Haradinaj mund ta riaktivizojnë kundërshtimin e tyre që e bënë në Uashington, për tu rreshtuar me opozitarizmin e VV-së.

11)VV, AAK dhe zonja Osmani ka gjasa se do ta unifikojnë platformën e tyre opozitare, duke kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit dhe duke i paraqitur shumëfish si të dëmshme sidomos ato pjesë të marrëveshje që ende nuk dihet se çfarë do të jenë, sepse infot për to tash për tash janë shumë të përgjithshme.

12)Do të vazhdojmë edhe më tutje të kemi probleme me majtizmin ekstrem dhe islamin politik në Kosovë. Kjo marrëveshje nëse nuk kuptohet drejtë, nëse nuk sjell rezultate të prekshme shpejtë, dhe lihet të ketë keqkuptime dhe keqinterpretime, si e tillë mund t’i ushqej radikalizmit të këtyre dy rrymave, që tashmë kanë lëshuar rrënjë tek ne.