08:01 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Disa lagje të Prishtinës sot pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj“, lagjen”Pejton”,”Dardania”, “Lakrishte” dhe ”Kalabria” sot duke filluar nga ora 09:00-17:00, gjithsej 8 orë, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas ujësjellësit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, gjegjësisht mundësimi i instalimit të pusetave zonale në kuadër të projekteve investive të KRU”Prishtina”, puseta që do të instalohen te Stacioni i Policisë në Qendër të Prishtinës dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

Me këtë rast, përveç zonave të lartcekura, mungesën e ujit të pijshëm do e ndjejnë edhe konsumatorët te Qendra e Regjistrimit Civil.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit./Indeksonline/