16:42 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / OSH

Disa persona gjuajtën me armë zjarri, tentuan të grabisin paratë e bankave

IndeksOnline më parë raportoi se ka ndodhur një grabitje në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, për IndeksOnline, konfirmoi se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjojur kan shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi I një kompanie, I cili ka qenë duke transportuar para të bankave.

Policia e kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, tha ai./IndeksOnline/