13:59 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Disa persona humbin jetën, shumë të tjerë zhduken nga shpërthimi i vullkanit, në Zelandë të Re

Pesë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë figurojnë ende të zhdukur pas shpërthimit të një vullkani, në Zelandën e Re.

Vullkani, në Gjirin e Plotit është i njohur për turistët dhe dyshohet se në mesin e të vdekurve janë shumë pasagjerë të lundrimit.

Policia bëri të ditur se afro 50 persona ishin në ishull gjatë kohës së shpërthimit dhe se 23 janë kthyer në kontinent, përfshirë pesë nga të vdekurit, transmeton Indeksonline.

Sipas hetuesve nga të zhdukurit nuk ka ende asnjë shenjë jete dhe se helikopterët e shpëtimit kanë kryer një sërë fluturimesh mbi ishull gjatë ditës së sotme.

Tashmë shumë pyetje janë ngritur lidhur me atë se pse turistët u lejuan të vizitonin këtë pjesë gjatë kësaj kohe./Indeksonline/