75 Mall Live Search
16:33 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / C E

Disa persona sulmojnë gjyqtarin, policia arreston edhe kryetrajnerin e skuadrës kosovare

Ndeshja në mes të Vitisë dhe 2 Korrikut ka përfunduar me tensione.

Disa persona kanë sulmuar gjyqtarin kryesorë të ndeshjes, Fatmir Tahiri, shkruan Indeksonline.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale është parë policia derisa ka ndërhyrë në këtë rast.

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona, në mesin e të cilëve edhe kryetrajnerin e skuadrës së Vitisë, Milaim Zuzaukun.

Ndeshja e xhiros së 13-të të Ligës së Parë i takoi 2 korrikut që fitoi ndaj Vitisë me rezultat 1-2. /IndeksOnline/