08:08 / E Hënë, 15 Prill 2024 / L K

Disa raketa “thyen” sistemin mbrojtës, çfarë pasojash shkaktuan në tokën izraelite

IZRAEL- Rreth 99% e raketave, dronëve dhe raketave  të lëshuara gjatë operacionit hakmarrës të Iranit u rrëzuan ose u kapën, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Megjithatë, disa prej tyre ia dolën të “thyejnë” mbrojtjen e  Izraelit. IDF ka publikuar imazhe të reja të dëmeve të shkaktuara prej tyre pasi kanë prekur tokën izraelite, raporton bbc. 

Izraeli ka thënë se të gjithë dronët sulmues dhe raketat e lundrimit të lëshuara nga Irani u rrëzuan jashtë hapësirës së tij ajrore me ndihmën e aleatëve të tij, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën.