10:07 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Disa shkolla s’e respektojnë grevën

Jo të gjitha shkollat në Kosovë po e respektojnë grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, shkruan Indeksonline.

Njëra ndër to është shkolla fillore “Faik Konica“, në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar në një lidhje direkte, Vjollca Shala, nënkryetare në SBASHK-ut.

“Shumica e shkollave fillore dhe të mesme i janë përgjigjur grevës së SBASHK-ut dyorëshe, por disa prej tyre jo. Shkolla fillore “Faik Konica” siç po shihet ka filluar mësimin”, ka thënë ajo./Indeksonline/