07:13 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Diskutim për skemat pensionale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot do të jetë prezent në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ku do të diskutohet për zbatimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Po ashtu në këtë komision do të diskutohet për zbatimin e Ligjit për personat e verbër, zbatimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, funksionimin e Këshillit Ekonomiko Social dhe rrezikshmërinë në punë.