08:00 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Diskutimi mbi Kujdesin Parësor Shëndetësor

Sot do të organizohet diskutim për Kujdesin Parësor Shëndetësor, rëndësinë dhe mënyrat për të rritur cilësinë e kujdesit që u ofrohet qytetarëve të Kosovës në të gjitha komunat.

Ky diskutim organizohet nga Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe Ambasadori i Zvicrës në Republikën e Kosovës, Jean-Hubert Lebet.

Diskutimi mbahet sot duke filluar nga ora 10:00, në ndërtesën e Qeverisë./Indeksonline/