Diskutohet mbi reformat dhe llogaridhënien për agjencitë e pavarura
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën “Agjencitë e Pavarura dhe Reforma e shumëpritur – Ekzistimi, Funksionalizimi dhe Rekrutimi”.
Në këtë tryezë do të diskutohet mbi reformat në drejtim të ristrukturimit, fuzionimit, dhe balancit në mes pavarësisë dhe llogaridhënies për agjencitë e pavarura.
Gjatë diskutimit, do të prezantohen gjithashtu dy punime që kanë të bëjnë me fuzionimin e agjencive të pavarura dhe standardeve për rekrutim të anëtarëve të bordeve.