11:15 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Diskutohet për integrimin në arsim të fëmijëve të kthyer nga emigrimi

Ministria e Arsimit bashkë me GIZ-in gjerman kanë organizuar prezantimin publik të përfshirjes në arsim të fëmijëve të kthyer nga emigrimu dhe pakicave etnike.

Kjo ngjarje sipas organizatorëve, ka për objektit mbështetjen e dialogut publik lidhur me çështjen e përfshirjes në arsim të këtyre komuniteteve.

Drejtori i GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoni, James Macbeth Forbes tha se janë shumë të përkushtuar që ta ndihmojnë zhvillimin e arsimit kosovar ashtu siç kanë bërë deri më tani.

Edhe Valmir Gashi nga MAShT tha se e kanë objektiv kryesore arsimin gjithëpërfshirës dhe do të punojnë në këtë drejtim.