19:11 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Distribuimi i të ardhurave në Champions League: Sa do të fitojnë klubet këtë sezon?

Champions League është pranë rikthimit dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e para të këtij edicioni.

Megjithatë, nuk është vetëm titulli në vëmendje pasi UEFA i ka rritur edhe të ardhurat për këtë kompeticion krahasuar me sezonin e kaluar.

Të gjithë 32 skuadrat që marrin pjesë në fazën e grupeve do ta kenë rastin të fitojnë shumë para.

Për fillim, vetëm për pjesmarrje, çdo klub do të gjenerojë nga 15.25 milionë euro, transmeton IndeksOnline.

Image result for champions league 2019

Kjo vlerë do të rritet për 2.7 milionë euro për çdo fitore dhe 900 mijë euro për çdo barazim.

Kështu, klubet që i arrijnë gjashtë fitore në fazën e grupeve, do të fitojnë një total prej 16.2 milionë euro.

Më pas, të ardhurat do të rriten edhe pasi t’i kalojnë fazën e grupeve:

Kualifikimi në raundin e 16-të: 9.5 milionë euro për klub

Kualifikimi në çerekfinale: 10.5 milionë euro për klub

Kualifikimi në gjysmëfinale: 12 milionë euro për klub

Kualifikimi në finale: 15 milionë euro

Triumfi në finale: 4 milionë euro shtesë.

Image result for champions league 2019

Në sezonin paraprak, klubet gjeneruan nga 12.7 milionë euro për pjesëmarrje (-2.55 milionë euro), 1.5 milionë euro për fitore (-1.2 milionë euro) dhe 500 mijë euro për barazim (-400 mijë euro).

Klubet që e fitojnë finalen do të fitojnë 4 milionë euro më shumë se në sezonin e kaluar./IndeksOnline/