Dita Botërore e Refugjatëve/ Osmani: Mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit
Presidentje e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të refugjatëve ka kujtuar popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit.
Osmani në një postim në platformën ‘X’, u shprehë që mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.
“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit. Secili prej nesh mbante një histori, një mjet jetese. Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën. Në këtë #Ditë Botërore të Refugjatëve , ne zotohemi të ngrihemi, të flasim dhe të luftojmë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo që ndodhen”, ka thënë Vjosa.
During the last war in Kosovo, over half of our population became refugees as a result of Milosevic’s genocidal actions.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 20, 2024
Each and every one of us carried a story, a livelihood.
The people of Kosovo understand the profound suffering and sacrifice of refugees worldwide. On this… pic.twitter.com/cZyxRQ6nXN