00:04 / E Martë, 25 Shkurt 2020

Dita e diele pushim, qendrat tregtare në Skenderaj po përgatiten t’i largojnë disa punëtor nga puna

Komuna e Skenderajt së fundmi vendosi që dita e dielë të jetë pushim për të gjithë bizneset në sektorin privat.

Dënimin e këtij vendimi duket se do ta paguajnë qytetarët e Skenderajt, transmeton Indeksonline.

Në një informatë që ka siguruar Indeksonline, besohet se qendrat tregtare po e shqyrtojnë mundësinë e largimit të disa punëtorëve.

Pasi vendimi i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari që e diela të jetë pushim, i dëmton bizneset e tyre.

Përveç Skenderajt, edhe disa qytete tjera në Kosovë kanë vendosur që dita e diele të jetë pushim./Indeksonline/

Mos i humb