16:39 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Dita e Falënderimit të Punonjësve

Deloitte Kosova falënderon punonjësit

E premtja e parë e Marsit është dita ndërkombëtare e Falënderimit të Punonjëseve. Si çdo vit edhe kësaj radhe, Deloitte Kosova ka bërë një organizim për të falënderuar të gjithë punonjësit për punën e tyre të palodhshme.

Vullneti, talenti dhe përkushtimi i punonjësve tanë janë të pa krahasueshme dhe “Dita e falënderimit të punonjësve” është vetëm një gjest i vogël për të shprehur gjithë mirënjohjen për ta.

Që në hyrje të zyrës së Deloitte, punonjësit janë prit nga një Falënderim ndërsa çdo punonjës ka marr një dhuratë modeste dhe falënderim personal nga punëdhënësi. Deloitte edhe në të kaluarën ka befasuar punonjësit e vet me surpriza të këndshme.

Partneri menaxhues i Deloitte , Z. Olindo Shehu, tha që “Punonjësit janë pasuria kryesore që Deloitte posedon andaj çdoherë duhet të ndajmë kohë t’ju themi faleminderit për punën e shkëlqyer që bëni”.