21:13 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / MSH

Dita e FSK-së në Berlin

Në Gjermani, për herë të parë parë janë pritur gjeneralët e nënoficerët ushtarak të shteteve partnere e mike të Kosovës me rastin e Ditës së Forcës. Atasheu, nënkoloneli i FSK-së, Besim Gashi tha se FSK po përfaqësohet me të drejta të plota diplomatike dhe ushtarake në Gjermani.

Për herë të parë në Ambasadën e Kosovës në Berlin, po marrin pjesë rreth 30 gjeneralë e 50 oficerë të shteteve mike të Kosovës, për ditë së Ushtrisë së Kosovës.

Atasheu ushtarak, nënkolonel Besim Gashi, tha se përfaqësuesit ushtarak të shteteve mike janë njoftuar me zhvillimet dhe arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nënkolonel Gashi ka falënderuar të gjithë partnerët dhe aleatët për mbështetjen dhe besimin në ushtrinë e Kosovës.

Kjo ceremoni është organizuar për herë të parë nga përfaqësuesi ushtarak i Kosovës në Berlin, në këtë rast atasheu nënkoloneli Besim Gashi.