16:32 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dita e katërt e Lojërave Dimërore, kjo është lista e medaljeve (Foto)

Kanë kaluar katër ditë që nga hapja e Lojërave Olimpike Dimërore që po mbahen në PeyangChang të Koresë së Jugut, transmeton IndeksOnline.

Gjatë ditës së sotme me medalje u kurorëzuan këta altetë: Në sportin e “Baithlon” për meshkuj, medaljen e artë e fitoi francezi Martin Fourcade, me të argjendt Sebastian Samuelsson kurse me të bronztë gjermani Benedikt Doll.

Në “Baithlon” në kategorinë e femrave me të artën u kurorëzua, gjermanja Laura Dahlmeier, të argjendtë sllovakja Anastasiya Kuzmina dhe me të brozntë Anais Bescond.

Në sportin e “Figure Skating”, medaljen e artë e fitoi Përfaqësuesja e Kanadasë, të argjendtë sportistët nga Rusia dhe të bronztë Amerika.

“Freestyle Skiing”: Të artë, Mikael Kingsbury (Kanada), të argjendtë Matt Graham (Australia) dhe të bronztë Daichi Hara (Japonia)

“Ski Jumping” – femrat: Të artë, Maren Lundby (Norvegjia), të argjendtë Katharina Althaus (Gjermani) dhe të bronztë Sara Takanashi (Japonia).

“Snowboard” – femrat: Të artë, Jamie Anderson (Amerika), të argjendtë Laurie Blouin (Kanada) dhe të bronztë Enni Rukajravi (Finlandë).

“Speed Skating” – femrat: Të artë, Ireen Wust (Holandë), të argjendtë Miho Takagi (Japoni) dhe të bronztë Marrit Leenstra (Holandë).

Sa i përket medaljeve të grumbulluar, Përfaqësuesja e Gjermanisë vazhdon kryesimin me 7 medalje gjithsej (4 të arta, 1 të argjendtë dhe 2 të bronzta). Në pozitën e dytë qëndron Holanda me 7 medalje (3 të arta, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta). Me numër të medaljeve më së shumti qëndron Norvegjia, me 9 sosh, (2 të arta, 4 të argjendta dhe 3 të bronzta)./IndeksOnline/