16:12 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Patinatorja koreane në siklet, i hapet kostumi gjatë garës (Video)

Patinatorja koreane Yura Min ka kaluar një moment delikat gjatë garës së sotme të patinazhit artistik për skuadra në Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”. Gjatë kohës që patinonte në pistë me partnerin e saj Alexander Gamelan, kopsa që mbante të mbërthyer pjesën e sipërme të uniformës sportiste është hapur, përcjellë IndeksOnline.

Për disa çaste patinatorja koreane ka garuar me uniformën e hapur në pjesën e pasme dhe gati e zhveshur në pistë kur ngrinte duart, por disa herë ka ndërhyrë për t’u mbuluar dhe rregulluar uniformën sportive. Çifti e mbylli me vështirësi garën, duke u renditur në vendin e 9-të dhe grumbulloi 51,97 pikë nga juria.