Dita e parafundit e fushatës, partitë politike mbajnë takime në këto vende
Në vendin tonë sot pritet të zhvillohet dita e parafundit e fushatë zgjedhore.
Në këtë ditë partitë politike do të mbajnë tubimet e radhës elektorale. Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim në Sharr në orën 18:00 dhe Prizren nga ora 20:00.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë nga ora 20:00
Nga ana tjetër PDK-ja do të mbajë tubimet e radhës në Podujevë në orën 17:00 dhe Mitrovicë nga ora 19:00. Ndërsa AAK-ja do të organizojë tubim në Pejë nga ora 19:30./Indeksonline/

