18:58 / E Diele, 02 Tetor 2022 / Gj. Sh

Dita e shkarkimeve, skuadra e Serie A ndan rrugët me trajnerin e njohur

Sampdoria ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Marco Giampaolo pas fillimit të tmerrshëm të sezonit dhe drejtori teknik Carlo Osti mund të jetë i radhës.

Skuadra liguriane dështoi sërish në ndeshjen e sotme kundër Monzas së sapo promovuar, duke pësuar një humbje 3-0 ndaj skuadrës së Raffaele Palladino.

Sampdoria qëndron në fund të tabelës së Serie A pas tetë ndeshjesh, duke marrë vetëm dy pikë nga barazimet me Lazio dhe Juventus.

Trajneri i Primavera-s, Felice Tufano do të bëhet menaxheri i përkohshëm derisa nesër të zgjidhet zyrtarisht një trajner i ri, me opsionet aktuale përfshirë Claudio Ranieri dhe Roberto D’Aversa.