Dita Ndërkombëtare e Lumturisë: Pesë shtetet më të lumtura në botë
Data 20 mars (sot) është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Ka indekse të panumërta të cilat synojnë matjen e lumturisë së një shteti.
Disa prej tyre e masin duke u bazuar në pasurinë e shtetit dhe standardin e jetesës së popullit.
Disa tjerë aplikojnë ekuacione më komplekse që i marrin për bazë shumë faktorë tjerë, duke filluar nga moti e deri te kostoja e produkteve esenciale ushqimore.
Por sot do t’ju sjellim listën e shteteve më të lumtura në botë, duke u bazuar në Indeksin e Lumturisë së Planetit.
Ky indeks i liston shtetet të cilat bëjnë jetë të gjatë e të lumtur brenda kufizimeve ambientale të planetit. Dhe, sipas tyre, këto janë pesë shtetet më të lumtura në botë:
- Kosta Rika
- Meksika
- Kolumbia
- Vanuatu
- Vietnami.