15:20 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trump kërcënon Meksikën: E thërras ushtrinë amerikane nëse nuk i ndalni emigrantët

Donald Trump kërcënoi të enjten që do të mbyll kufirin jugor të Amerikës duke përdorur forcën ushtarake, nëse Meksika nuk ndërhyn për të ndalur rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm që udhëtojnë në SHBA nga Amerika Qendrore.

Ky paralajmërim i ashpër erdhi pasi që një karvan masiv prej 4,000 amerikanësh qendror po kalonin përmes Meksikës në Shtetet e Bashkuara, pa viza ose dokumente të tjera udhëtimi.

Trump po kërcënon të anullojë të gjitha pagesat e SHBA, duke përfshirë ndihmën humanitare, në El Salvador, Honduras dhe Guatemala.

Agjentët e Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara arrestuan 16,658 anëtarë të familjeve në shtator, shuma më e lartë e një muaji në procesverbal.

Numrat tregojnë rritje 80 përqind të numrit të familjeve të emigrantëve të paligjshëm që kur Trump mbylli politikën e tij të ‘tolerancës zero’

Ai ka këshilluar republikanët për të bërë emigracionin një çështje zgjedhore dhe fajëson demokratët për dobësitë ekzistuese kufitare.

“Unë duhet, në terma më të fortë, t’i kërkoj Meksikës ta ndalë këtë sulm – dhe nëse nuk mund ta bëjë këtë unë do të thërras ushtrinë amerikane dhe do të mbyllë kufirin tonë jugor! ‘/IndeksOnline/