08:06 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon thotë se në këtë ditë bota i jep formën një agjende të re të zhvillimit të qëndrueshëm në mënyrë që të ketë sukses në Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

Ndërsa, Virginia B. Dandan, eksperte e pavarur për të Drejtat e Njeriut dhe Solidaritetit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, për këtë ditë ka thënë se duhet lejuar të gjithë të ndërtojnë dhe krijojnë një botë më të mirë, që secili e do për veten e tij, fëmijët e tij apo të të tjerëve.

“Le t’i përqafojmë përgjegjësitë tona të përbashkëta për të vepruar për të ardhëm tonë të përbashkët, dhe secili prej nesh të fillojë me veten”, thotë ajo.

Këshillon që të gjithë të lëvizin së bashku, ngase sipas saj, jemi një.

“Kjo është ajo që solidariteti është mbi të gjitha”, thotë ajo.

E për këtë ditë kërkohet që të shpërndahen foto me mesazhe që nxisin solidaritetin dhe qëndrimin e njerëzve së bashku.

Temat: