08:18 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rama tregon për solidaritetin e Kosovës me Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje të solidaritetit nga Kosova në mbështetje të zonave të përmbytura.

Ai ka uruar mirëmëngjesi me publikimin e disa fotografive

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar në Shqipëri, më saktësisht në Fierë.

38 pjesëtarë dhe 20 automjete të FKS’së shkuan për të ndihmuar autoritetet atje për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.