Ditë e madhe për Grezdën, ia konfirmon trajneri Steven Gerrard
Eros Grezda duket se ka kaluar lëndimin plotësisht dhe i gatshëm për të luajtur titullar.Pasi qëndroi në disa ndeshje në bankën rezervë tek Rangers, Grezda luajti dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare.
Sulmuesi nga Gjakova ka marrë dritën jeshile nga trajneri i skuadrës së tij Steven Gerrard për të luajtur si titullar.
Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri anglez Steven Gerrard në konferencën për shtyp para ndeshjes në udhëtim tek Hamilton.
“Eros Grezda është mirë dhe i gatshëm për të dielën”, tha Gerrard.
Rangers do të luajë ndeshjen e javës së nëntë në Ligën Premier të Skocisë si mysafir i Hamilton.
Ndeshja nis në 14:30.Bardh e kaltërtit janë favoritë për ta fituar këtë sfidë, pasi kanë tetë pikë më shumë se kundërshtari i tyre, shkruan Telegrafi.
Pas tetë javësh në kampionat, Rangers kanë grumbulluar 14 pikë dhe janë pesë pikë larg liderit Hearts.