75 Mall Live Search
19:27 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas dy golëshit dje, Grezda ”çarrosë” familjen e tij në Tiranë

Eros Grezda, futbollisti gjakovar, shkëlqeu dje në ndeshjen, Rangers – Motherwell.

Reprezentuesi i Shqipërisë startoi nga minuta e parë, teksa e shpagoi besimin e Steven Gerrard duke shënuar dy gola.

Përndryshe, kjo ishte vetëm ndeshja e dytë e Grezdës nga minuta e parë për skocezët këtë sezon, transmeton IndeksOnline.

Tani, ai është larguar nga Skocia, për të vazhduar drejt Shqipërisë, ku është ftuar në Kombëtare nga Christian Panucci

E për dy golat e tij mbrëmë, Grezda ka gjetur sot kohën që ta ”çarrosë” familjen e tij në Tiranë.

”Ditë e këndshme me familjen time”, shkroi Erosi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook./IndeksOnline/