22:11 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Futbollistit shqiptar i hakojnë Instagramin, dërgojnë mesazhe në emër të tij

Futbollistit të Kombëtares Shqiptare. Eros Grezdës i kanë hakuar Instagramin për rreth katër orë gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi ai ka thënë se për katër orë nuk ishte në pronësi të profilit të tij duke kërkuar falje për ndonjë mesazh të mundshëm.

“Më falni nëse dikush ka marrë mesazhe nga llogaria ime. Llogaria ka qenë e hakuar për katër orë”, ka shkruar Eros Grezda.

Si duket tashmë llogaria e tij e Instagramit është nën pronësi të futbollistit nga Gjakova. /IndeksOnline/