18:42 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ditë magjike për Messin, këto janë 5 rekordet që theu sot

Barcelona mposhti me rezultat 0-3 Real Madridin në “Santiago Bernabeo”

Ashtu si në shumë ‘El Clasico’ të zhvilluara më parë, edhe në këtë, Lionel Messi ishte protagonist.

Argjentinasi shënoi golin e dytë të epërsisë nga pika e bardhë, ndërsa poashtu bëri një asist te goli i tretë.

Përveç suksesit të skuadrës, kjo fitore ishte mjaft me rëndësi edhe në aspektin individual për Messin.

Këto këto janë 5 rekorde që ylli argjentinas shënoi sot:

Messi u bë lojtari i vetëm në që i shënon mbi 15 gola në 10 sezone të njëpasnjëshme në La Liga.

Më së shumti gola në histori të El Clasicos: 25

Më së shumti asiste në histori të El Clasicos: 13

Më së shumti gola të shënuara kundër Real Madridit në histori të La Ligës: 17

Më së shumti gola të shënuara për një skuadër në pesë ligat kryesore evropiane: 526. /IndeksOnline/