13:01 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ditë zie për volejbollin kosovar, ndërron jetë Jusuf Bytyqi

Federata e Volejbollit e Kosovës sot ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e anëtarit të bordit të FVK-së, Jusuf Bytyqi.

Jusuf Bytyqi do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në edukimin fizik të gjeneratave të reja e me theks të veçantë në ngritjen e volejbollit.

Ai si trajner u shqua për punën e zellshme, e aktivitetin e vazhdoj deri në ndarjen e tij fizike nga ne, duke qenë anëtar i bordit të FVK-së, transmeton IndeksOnline.

Të shokuar nga ndarja e hershme, FVK ka shprehur ngushëllimet e sinçerta për familjen Bytyqi, miqtë dhe gjithë ata që e njohën të ndjerin.

Varrimi i të ndjerit bëhet në fshatin e lindjes në Mirash të Komunës së Ferizajt, të shtunën në orën 17:00.

Bordi i FVK-së dhe presidenti Abedin Ibrahimi, kanë marrë vendim që në shenjë nderimi të jetës dhe veprës së të ndjerit Jusuf Bytyqi, të pezullojë të gjjtha aktivitetet e veta për tri ditë rradhazi, deri të hënën më 03.09.2018./IndeksOnline/

Image may contain: 1 person, smiling, standing