15:50 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ditëve në vijim pritet rritje e çmimeve të derivateve

Nga mesnata, çmimet me pakicë të derivateve në disa vende të rajonit kanë shënuar rritje.

Në një bisedë për Indeksonline, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani tregon nëse do të ketë rritje edhe në vendin tonë.

“Çmimet sot sillen përafërsisht, Diesel 0,87, Benzi 0,88. Çmimet janë në rritje, por që qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion”, ka thënë Berjani për Indeksonline.

Ai ka bërë me dije se Organizata Prodhuese OPC ka marrë vendim që të redukohet prodhimi, andaj edhe do të kemi rritje të çmimit.

“Pasi që Organizara Prodhuese OPC ka marrë vendim që të reduktohet prodhimi, kemi rritje të çmimit por është një rritje e lehtë ditore me shumicë, ndërsa me pakicë nuk kanë lëvizur”, ka thënë tutje ai.

“Ditëve në vijim pritet rritje e çmimeve më e theksuar, por që prapë Kosova do të jetë me çmim më e lira”, shtoi ai. /Indeksonline/