11:31 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Disenjatorja e famshme shqiptare, Vjollca Llapashtica, feston ditëlindjen

Një nga disnjatoret më të famshme dhe më të suksesshme shqiptare, Vjollca Llapashtica sot ka një ditë të veçantë.

Kreatorja sukseset e së cilës kanë kaluar kufijtë sot po feston ditëlindjen, shkruan Indeksonline.

Në këtë ditë speciale për të nuk kanë munguar as urimet nga miqtë e saj më të afërm dhe emrat e njohur të skenës tonë.

Ndërkohë, kujtojmë se Vjollca Llapashtica njihet për stilin e saj unik në kombinimin e veshjeve të veçanta, të cilat përveç emrave publikë në vend janë veshur edhe nga figurat e njohura botërore.

Ndërsa së fundi kreacionet e saj ka veshur edhe zonja e parë e Kosovës, bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnia./Indeksonline/