22:38 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

DJ PM, DJ Dagz për projekt të ri bashkëpunojnë me S4MM (Foto)

Gjatë muajit shkurt, DJ PM dhe DJ Dagz bashkë me këngëtarit Lindon sollën këngën e tyre me titull “Hallall e ke”.

Kjo këngë është pritur mirë nga publiku, dhe në vetëm një muaj pas lansimit, ka arritur të grumbullojë mbi një milion shikime në kanalin YouTube.

Pas këtij suksesi, dy DJ-të kanë nisur punën në këngën e re, që pritet të vjen shumë shpejt. Dyshja kësaj radhe kanë përzgjedhur që të bashkëpunojë me S4MM, i cili para dy jave solli këngën “Aye, Aye”.