11:17 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Djali i Beg Rizajt në varrimin e babait që iu vra në konfliktin e armatosur në Lagjen e Trimave

Sot u bënë katër vite nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Në këtë konflikt u vranë tetë policë nga njësitet speciale dhe një njësitet e veçantë të MPB-së, ndërkaq katër të tjerë u plagosën. Kurse humbën jetën edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Të vrarë në këtë ngjarje mbetën edhe Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj, dy ndër anëtarët kryesor të grupit. Rizaj ishte varrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Beg Rizaj, ishte njëri ndër pjesëmarrësit dhe besohet organizator i “Grupit Kumanova”.

Indeksonline iu sjell disa fotografi kur edhe u bë ceremonia e varrimit të Rizajt. Me dhimbje të madhe lamtumirën e fundit ia dhanë gjithë familja, ndër ta edhe djali.

Ndryshe të burgosur nga kjo ngjarje mbetën 31 anëtarë të ashtuquajturit ‘Grupi i Kumanovës’, ku Gjykata Penale e Shkupit i kishte dënuar me 746 vjet burg. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 të tjerë me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë të tjerë me nga 13 vjet.

Ndryshe Qeveria e Kosovës nën drejtimin e Ramush Haradinaj , kishte ndarë mjete financiarë në vlerë prej 290 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”./Indeksonline/