11:12 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Djali i CR7 i bashkohet skuadrës së grupmoshave të reja të Juventusit

Djali i Cristiano Ronaldos i është bashkuar skuadrës të së rinjëve të Juventusit.

Ronaldo Jr dëshiron t’i ndjekë hapat e babait të tij duke iu bashkuar akademisë së ”Zonjës së Vjetër”.

Ronaldo ka bërë një lëvizje senzacionale nga Real Madridi drejt Juventusit këtë verë në një marrëveshje prej 100 milionë euro.

Dhe tani djali i tij ka filluajë të luajë dhe të stërvitet me skuadrën e grupmoshave, U-9 në Vinovo, transmeton IndeksOnline.

Tifozët e Juventusit shpresojnë që djali i tij t’i ndjekë hapat e babait.

CR7 së fundmi tha për djalin e tij: ”Cristiano Junior është shumë sfidues. Ai është si unë kur isha fëmijë. Ai nuk i pëlqen humbjet”.

”Ai do të bëhet si unë. Jam 100% i sigurtë”./IndeksOnlione/