75 Mall Live Search
23:15 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Djali i Gerrard vesh fanellën e Juventusit

Steven Gerrard pati një karrierë të shkëlqyer me Liverpoolin pasi mesfushori anglez vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij.

Gerrard aktualisht është trajneri kryesor i Rangers, shkruan Indeksonline.

 Ai së fundmi ka postuar një fotografi interesante në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Ai postoi një fotografi të djalit të tij i cili kishte veshur fanellën e Juventusit me numrin 8 (që është numri bianconeri i Aaron Rasmey).

Kujtojmë që Steven Gerrard ishte lojtar i Liverpool dhe është prej legjendave më të njohura të klubit./Indeksonline/