18:44 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / AR

Djali i Joe Biden kishte aq shumë të dashura sa nuk mbante mend striptisten që la shtatzënë

Agjencia britanike Metro.co.uk shkruante sot se “djali i droguar i presidentit të ri amerikan Joe Biden, ka pasur aq shumë partnere seksuale, sa që nuk e mbante mend që kishte shkuar me një striptiste, që më vonë mbeti shtatzënë me fëmijën e tij”.

51 vjeçari Hunter, ka dhënë detaje të sikletshme të jetës së tij në një libër autobiografik mbi dashuritë e tij ‘të momentit’, të titulluar “Beautiful Things” – ku përfshihet dhe padia e atësisë nga ish-e dashura Lunden Roberts, të cilën fillimisht ai e kundërshtoi.

Hunter, i cili ka pranuar se vajza e vogël e Lunden është e tij pas testit të AND-së, thotë mes të tjerash: “Gratë e tjera me të cilat kam shkuar pas divorcit nuk ishin tipi im i takimeve. Ne vetëm kënaqnim nevojat e momentit dhe asgjë më tepër. Nuk jam krenar për to”.

“Kjo është dhe arsyeja përse e sfidova në gjyq gruan nga Arkansas që tha se kisha një fëmijë me të, unë as që e mbaja mend takimin”.

“Kaq pa rëndësi ishin lidhjet e mia. Ishte një kaos, por një kaos për të cilin kam marrë përgjegjësitë e mia”.

Hunter publikon detaje të konfliktit të tij të atësisë ku mes të tjerash thotë se ishte aq i varur pas drogave sa njëherë ka tymosur djath kaçkaval që e kujtoi për kokainë.

Avokati i akuzueses Lunden, Clint Lancaster refuzon pohimet në librin e Hunter duke thënë: “Në fakt ai ka marrë përsipër vetëm përgjegëjsitë financiare, kur u detyrua për këtë nga gjykata, dhe jo ato të atësisë”.

Hunter, babai i tij Joe dhe njerka e tij Jill, nuk e kanë takuar kurrë vajzën e vogël, e cila është tashmë dy vjeçe dhe jeton me nënën e saj në Arkansas.

Avokati Lancaster tha për rrjetin e Arkansas, ‘Democrat Gazette’: “Ai nuk e ka takuar asnjëherë vajzën e tij. Nuk ka asnjë marrëdhënie me të, dhe këtë e ka zgjedhur vetë. Zoti Biden nuk mund të thotë se ka marrë përgjegjësitë, përderisa nuk është prind i fëmijës”.

Avokati shton se Lunden është e ofenduar nga përshkrimet e Biden për të, duke komentuar se vajza e Hunter është një kopje e babait të saj. Tanimë djali i presidentit pretendon se është “i pastër” dhe se jo më i varur nga drogat, prej ndihmës së gruas së tij Melissa Cohen Biden, më të cilën është martuar në 2019. Për telashet e tij ai fajëson humbjen e nënës dhe motrës së vogël në aksidentin e rëndë automobilistik në 1972 si dhe vdekjen e vëllait të tij Beau në 2015 nga kanceri.

Babai i pesë fëmijëve dy herë i martuar, ka quajtur djalin me Melissa me emrin e vëllait të tij të vdekur, dhe është i afërt me të atin e njerkën. Hunter është goditur gjithashtu nga akuza korrupsioni që prej emërimit në krye të kompanisë energjitike Burisma, të Ukrainës.